Anglia fitoi 3 – 1 me përmbysje me Italinë të martën në Londër duke siguruar një vend në Euro 2024. Përfaqësuesja finaliste e kampionatit të kaluar e arriti këtë kur i kanë mbetur edhe 2 takime për të zhvilluar.
“Kemi një nga ekipet që mund të fitojnë Europianin. Ka dhe të tjera dhe po të shikosh 10 ekipet e parë në kontinent secila mund të mundë tjetrën. Duhet të fitojmë edhe 2 ndeshjet e mbetura që të jemi në vazon e parë”.
Italianët shënuan të parët me Scamacca, por Kane barazoi rezultatin që në pjesën e parë.
Në të dytën Rashford dhe sërish Kane vendosën suksesin e Anglisë që mban kreun e renditjes me 16 pikë pas 6 ndeshjesh.
Me Anglinë shkon në 9 numri i përfaqësueseve të konfirmuara si pjesë e Euro 2024.
Tv Klan