Ballina Lajme Kronike Angli/ Vrasja brenda shtëpisë së barit, burg përjetë dy shqiptarëve

Angli/ Vrasja brenda shtëpisë së barit, burg përjetë dy shqiptarëve

1

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vranë kundërshtarin e tyre gjatë një sherri bandash për pronësinë e kanabisit me vlerë prej prej 95,000 paund në Angli.

32-vjeçari Aranit Lleshi vdiq në vendngjarje në Bristol, pas sherrit të ndodhur më 24 maj të vitit të kaluar.

Radian Lika, 35 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç u dënuan për vrasje pas një gjyqi shtatë javor në Gjykatën e Kurorës së Bristol, kurse Nikola Palaj, 28 vjeç u dënua me pesë vite.

Gjithashtu, 34-vjeçari Kastriot Mhillaj, pa adresë fikse në Angli, pranoi akuzën përpara fillimit të gjykimit.

Sipas BBC, kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër skenës së vrasjes, në Bloomfield Road, Brislington.

Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, të dy nga Culvert Road, Tottenham, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre, u tha në gjykatë.

Banda rivale me bazë në Londër kishte shkuar të vidhte kanabisin në mungesë të tyre.

Pasi zbuluan pronën, Radian Lika dhe Brikel Palaj, shkuan me makinë në një market aty pranë dhe blenë katër thika kuzhine.

Një tjetër anëtar i dyshuar i bandës, Rinush Behari 33 vjeç, nga Woolwich, u lirua nga akuza për vrasjen e Lleshit.

Vëllai i viktimës, Sadik, u lirua nga çdo përfshirje në trazirat e dhunshme që çuan në vdekjen e vëllait të tij.