Ndërsa jemi në ditët e fundit të mbylljes së këtij viti duke bërë një analizë të punëve të kryera nga bashkia e Fierit, rezulton një bilanc pozitiv i tyre. Do të mbetemi në këtë analizë së pari në territorin e bashkisë së Fierit, ku nën drejtimin e kryetarit të bashkisë Armando Subashi qytetit i ndryshoi pamja rrënjësisht, duke humbur atë ngjyrën gri që e kishte zaptuar prej vitesh.
Tashmë Fieri me një qendër moderne në këto ditë ka ofruar gëzim e hare nga ngjyrat dhe aktivitete e zhvilluara, një lum Gjanicë për të cilën vazhdohet të punohet në pjesën e dytë të saj me të njëjtat parametra si e para, me një park të gjelbëruar i shndërruar në një shesh atraktiv për të gjithë grupmoshat. Nëse do të kërkoje dikur një copë trotuar ku të lëvizje i ruajtur nga goditjet e mundshme të mjeteve motorike, apo nga objektet pa leje u kishte humbur emri.
Sot ky qytet gëzon trotuare, ndriçim, rrugë të asfaltuara sa në lagjet e vjetra tradicionale të qytetit deri në zonat periferike që vetëm në këto vite të drejtimit të bashkisë nga kryetar Subashi po shohin dritën e investimeve dhe janë të njëjta si ato në zonën e afërt të qendrës.
Sot qytetarët e fierit kanë një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe me cilësi, kanë një pastrim deri në skajet fundore të qytetit, kanë rrejt kanalizimesh të ujërave të bardha dhe të zeza, kanë një ndriçim që mundëson qarkullimin e sigurte të qytetarëve në çdo orë të ditës dhe natës.
Në sajë të investimeve të bashkisë sot shkollat, kopshtet çerdhet në qytet kanë një infrastrukturë moderne dhe të përmirësuar cilësisht për mësimdhënien e tyre. Një sistem i shërbimit shëndetësor i ka nxjerrë qendrat shëndetësore të lagjeve nga ajo gjendje e mjerueshme dhe sot kanë një tjetër fytyrë.
Qyteti i Fierit ka një jetë të gjallë artistike e kulturore falë investimeve të ngritura në këtë drejtim godinën moderne të teatrit “Bylis” dhe galerinë e arteve “Vilsion Kilica”, ka bibliotekën publike “Dritëro Agolli” që është vlerësuar me notat maksimale për veprimtarinë e saj dhe mbetet një qendër e fuqishme edukative.
Emra të nderuar të sportit kanë ngritur lart emrin e qytetit të Fierit, ndërkohë që një vëmendje i kushtohet të rinjve dhe të reja si e ardhmja e këtij qyteti. Por në të gjitha prononcimet e tij kryebashkiaku Subashi ka premtuar që puna do të vazhdojë dhe qytetarët e Fierit do të marrin më të mirën që meritojnë dhe gjatë mandatit të ri që Partia Socialiste do të sigurojë të mandatin e radhës për ta drejtuar sërish këtë bashki, pse jo dhe me mandatin e tretë të kryetari Armando Subashi./Tv Kombi/