Tashmë ka përfunduar procesi zgjedhor nëFier për votimin e kandidatëve që synonin postin e kryetarit të bashkisë.
Në garë për bashkinë e Fierit ishin kryetari Armando Subashi, kandidati i koalicionit“Bashkë fitojmë” Evdar Kodheli dhe kandidatja e PD Eriselda Çelaj, e cila pas përfundimit të procesit të numërimit kanëshënuar si fitues kryetarin aktual të bashkisëArmando Subashi.
E futur dhe fituar tashmë si një shenjëqytetarie, por edhe pjekje politike, edhe pse kundërshtar, kandidatët kanë shtrënguar duart në Fier pas përfundimit të numërimit të votave.
Pas numërimit secili shënoi këtë rezultat: Subashi arriti që të merrte 34642 vota, Kodheli 9847 vota, ndërsa Çelaj siguroi 5449 vota.
Por më herët në një prononcim medietik Kodheli u shpreh se nuk e priste aspak këtë rezultat dhe se do të bëjë një analizë të detajuar një moment të dytë për të nxjerrë konkluzionet. “Nuk prisja absolutisht me kaq diference, është diçka e pashpjegueshme çfarë ka ndodhur. Më duhet të bëjë verifikimet e nevojshme që të nxjerr konkluzione. Procesi është dukur i rregullt, por të shtunën ka pasur lëvizje të çrregullta. për mua është një rezultat tepër negativ, kam qenë në terren ku kam takuar shumë njerëz”, tha Kodheli.
Por çfarë ndikoi që Subashi të ishte sërish fitues në këtë garë të zgjedhjeve vendore?
Nga pasqyrimet medietike të dy rivalëve tëSubashit, nuk kanë munguar problematikat qëata kanë evidentuar në territorin e bashkisë sëFierit. Por ata mbetën me kaq. Thjeshtkonstatim dhe premtim me fjalë. Ndërsa kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashipërballë problematikave të pasqyruara nga kundërshtarët, dhe që kanë qenë të evidentuara prej tij me herët se Çelaj dhe Kodheli, ka shkuar te qytetarët me plane dhe projektekonkrete, ashtu si janë shumë nga projektetmadhore që do të marrin rrugën në vijim nërrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim, shkolla, kopshte, etj. etj.
Pra, Subashi takoi komunitetin me planet konkrete të zhvillimit në ditët e ardhshme.
Kodheli pohoi se ka shkelur çdo pëllëmbë të bashkisë së Fierit dhe është takuar me komunitetin. Dhe këtu ka një të vërtete. Ata kanë trokitur në dyert e fierakëve të cilët kanë në gjenezën e tyre mikpritjen, urtësinë e bujarinë dhe të presin e të përcjellin si mik. Këtë ka ngatërruar Kodheli bujarinë dhe mikpritjen me vendosmërinë për të vazhduarrrugën me Subashin, për më shumë zhvillime dhe mirëqenie.
Me të drejtë elektorati votoi dhe besoi fjalën e Subashit i cili me forcë, guxim, me mendje të hapur për të gjithë dhe pa asnjë ndasi, arriti që me punë e përkushtim t’i kthente qytetit, qytetarëve të tij frymëmarrjen dhe ngjyrat e jetës, për të cilën ai premton mirëqenie dhe zhvillim kudo dhe për këdo./ TV KOMBI