Amber Heard tregoi në Gjykatë fotografitë që ajo i bëri Johnny Depp -it në gjendje të rënduar pasi konsumonte kokainë dhe alkool.
Ajo tha:
Fillova të bëja të tilla foto, pasi nuk më besonin pë rgjendjen që ai kalonte. Ai filloi të sëmurej dhe humbi kontrollin mbi veten. Dhe pastaj njerëzit e merrnin, e pastronin dhe e rregullonin.
Aktorja pranoi se ajo filloi të fotografonte Depp, rreth dy vite të lidhjes së tyre dhe filloi kërkimin e të dhënave të substancave që ai përdorte. Ajo tha se Depp nuk do të kujtonte asnjë nga sjelljet e tij ose do ta mohonte se kishte ndodhur.
Imazhet e paraqitura në gjykatë tregojnë aktorin e famshëm duke u ulur në karrige dhe i shtrirë në dysheme gjatë gjendjeve të tij të dehur.