Ballina Lajme Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK/ Rama: Thashethemet për kapjen e...

Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK/ Rama: Thashethemet për kapjen e Prokurorisë së Posaçme i mori era

3

Teksa ka përgëzuar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK, kryeministri Edi Rama tha se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, i ka dhënë fund edhe “thashethemeve” për kapjen e Prokurorisë së Posaçme nga qeveria.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!”, shkruan Rama.

Edhe ambasada e SHBA përgëzoi Dumanin për postin e ri, ndërsa theksoi se SPAK duhet të demonstrojë se askush nuk është mbi ligjin.

Altin Dumani është kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa u zgjodh zgjedhur me 5 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, proces që u ndoq edhe nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Dumani do të ketë një mandat 3-vjeçar në krye të SPAK pa të drejtë rizgjedhje, teksa zëvendëson në këtë detyrë Arbën Krajën, të cilit i mbaroi mandati, ndërsa nis punën që më 19 dhjetor 2022.

/rtsh.al/