Ballina Lajme “Alo, Hashimi është këtu”! Policia arreston të rrezikshmin pas një telefonate

“Alo, Hashimi është këtu”! Policia arreston të rrezikshmin pas një telefonate

33

Foto ilustruese

Policia ka arrestuar gjatë ditës së sotme një 43-vjeçar të dënuar me 5 vite e gjysmë burg nga gjykata italiane për veprat penale “Rrëmbimi i personit dhe “Vjedhja me dhunë”.

Hashim (Abdyl) Basha është arrestuar pas kërkesës së shtetit Italian pasi atij i kanë mbetur pa bërë edhe 2 vite e gjysmë burg. Gjithçka ndodhi pas një telefonate në polici, përmes së cilës blutë arritën të gjenin vendin ku fshihej Basha.

Policia bën me dije:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monday”.    

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim Hashim (Abdyl) Basha, 43 vjeç, banues në Budull.

Ky shtetas është dënuar 5 vjet e 6 muaj, burgim, për veprat penale “Rrëmbimi i personit dhe “Vjedhja me dhunë”, dhe nga përllogaritja e dënimit sipas njohjes dhe ekzekutimit në shtetin shqiptar, të vendimit penal të huaj të Gjykatës për të Mitur në Torino, i kanë mbetur dhe 2 vjet e 6 muaj burgim. /albeu.com