Kryetari i Komanduar i Partisë Demokatrike Enkelejd Alibeaj prezantoi sot në Fier kandidaten për Kryetare Bashkie, Eriselda Zotaj Çelaj.
Në fjalimin e tij, Alibeaj tha se “ Berisha zgjodhi që hallin e tij personal ta bëjë të Partisë Demokratike dhe t’ia faturojë demokratëve. Berisha në koordinim të thellë me Ramën, organizoi procesin e njëanshëm të primareve duke manipuluar demokratët”.
Kryetari i komanduar i PD-së vazhdoi duke thënë se “ Negociatat Bardhi-Paloka dështuan sepse Berisha nuk pranoi asgjë, sepse kërkonte jo bashkim po imponim. Partia Demokratike gjendet prej një viti e gjysmë, nën një sulm të pareshtur nga ish-lideri i saj historik Sali Berisha”.
Enkelejd Alibeaj tha për kandidaten për Kryetare Bashkie në Fier se “ Eriselda Çelaj është një fierake dhe një demokrate 24 karatëshe, kur kombinohen këto të dyja, Fieri mund të shohë larg” mbylli fjalimin Alibeaj.
/rtsh.al/