Ballina Lajme Aldo Bare kërkon uljen e dënimit, padit në SPAK Gjykatën e Lartë

Aldo Bare kërkon uljen e dënimit, padit në SPAK Gjykatën e Lartë

1

I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare, ka kërkuar në gjykatën e Elbasanit përmes avokatit të tij, uljen e dënimit për vitet 2014-2021 referuar Ligjit për trajtimin e të burgosurve.

Sipas avokatit duke patur parasysh amnistinë e vitit 2014, ligji parashikon uljen e dënimit me 45 ditë kalendarike për të burgosurit.

Gjithashtu bëhet me dije se avokati i Aldo Bares ka bërë kalllëzim penal në SPAK dhe për trupën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për atë që e cilëson vendimi i paligjshëm ndaj klientit të tij.

“Kjo është një ndër seancat gjyqësore lidhur me kërkesën ligjore të Aldo Bares për ulje dënimi. I mbrojturi ka parashkruar një sërë kërkesash për ulje dënimi. Konstatojmë dhe vërejmë se nga Administrata e Burgjeve nuk i vihen në dispozicion aktet apo vlerësimi i sjelljeve. Sot, është shtyrë për shkak se paraqitja e provave ju vu vetëm Gjykatës dhe normalisht duhet koha e duhur. Ne i kemi adresuar prej kohësh administratës së burgjeve, për mosvënien në dispozicion të këtyre pamjeve me argumente paradoksale. Bare ka paraqitur edhe kërkesa juridike sa i takon edhe vendimit të Gjykatës së Lartë të cilët nuk na lejuan të ishim në seancë. Pasi vendimi i  Kushtetueses është përdhosur me një vendim absurd dhe do thosha që kemi të bëjmë me një puç.”- tha avokati.

Po kush është Aldo Bare?

Aldo Bare, emri i vërtetë Alfred Shkurti ka qënë një ish-specialist i forcave RENEA i cili hyri në botën e krimit pas vrasjes së të vëllait nga banda e Artur Dajës në vitin 1997. Pas vrasjes së Ramadan Shkurtit, në Lushnje, Aldo Bare nisi të operojë bandën në të cilën janë kryer më shumë se njëzet vrasje.

Banda e Aldos ishte e përbërë nga persona të tjerë si Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm me drejtuesin e grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.

Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë.

Me mbledhjen e këtyre “ushtarëve” përreth “Kokës”, siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba.

Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”.

Aktiviteti i tij kriminal zgjati gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u dënua në Maqedoni. Aldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë. Aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.