Ballina Lajme Albin Kurti: Nuk ka Asociacion pa rënë dakord në parim

Albin Kurti: Nuk ka Asociacion pa rënë dakord në parim

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qartësoi sot se nuk do të lejojë asociacion për serbët pa pëlqimin në parim të qeverisë që ai drejton.

Ai tha se thellimi i statutit të Asociacionit nënkupton pajtueshmëri në parim:

“Pra, kur të pajtohemi në parim, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative, ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha Kurti, duke iu përgjigjur deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka thënë se vizioni i tij i prezantuar është bazuar në modelin kroat për pakicat kombëtare.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e ekipit menaxhues, pasi ai imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën e Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rrjedhimisht, unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur…

Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel, i cili prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin transatlantik të vlerave demokratike dhe liberale”. /noa.al