Ballina Lajme Albana Koçiu: Nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit, kush përfiton

Albana Koçiu: Nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit, kush përfiton

44

Prej ditësh, ka nisur të shpërndahet bonusi për familjët me ndihmë ekonomike dhe fëmijët me aftësi të kufizuar, që qeveria e mundësoi në prag të festave të fundvitit.

Sipas  ministres së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale,Albana Koҫiu, këto kategori  do të mund ta tëheqin  atë dhe  në fillim të janarit.

 

“Janë 50 mijë lekë të cilat ofrohen për personat me aftësi të kufizuar dhe për familjen me ndihmë ekonomike. Një fokus i veçantë vjen te fëmijët, duke mbështetur fëmijët në familjet e ndihmës ekonomike dhe fëmijët me aftësi të kufizuar me një vlerë 10 mijë lekë”

Përveç paketës së solidariteteti për këto  familje, mbështetja do të vijojë dhe në forma të tjera.

“Integrimi social i tyre në shoqëri, përkrahja dhe mbështetja për punësimin, arsimi profesional dhe gjithëpërfshirja e kësaj kategorie në jetën sociale dhe kulturore të vendit”.

Sipas vendimit të qeverisë, në Paketën e Solidaritetit prioritet kanë 36 mijë familje me fëmijë përfitues të ndihmës ekonomike,  të cilët do të marrin një bonus prej 10 mijë lekë.