Ballina Lajme Alban Skënderaj për vrasjen e Mimoza Pajës:Dha shpirtin duke punuar, u shpërblye...

Alban Skënderaj për vrasjen e Mimoza Pajës:Dha shpirtin duke punuar, u shpërblye me plumb

1

Vrasja e Mimoza Pajës, teksa punonte banakiere në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë tronditi Shqipërinë.

58-vjeçarja u ekzekutua me armë zjarri gjatë një atentati, me të cilinën nuk kishte lidhje, ajo ishte duke punuar si çdo ditë për siguruar të ardhura për vete dhe mbesën e saj që gjithashtu mbeti e plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar këngëtari Alban Skënderaj’ “Sa dhimbje, sa e padrejtë mënyra se shkoi ky ëngjëll i pafajshëm. Dha shpirtin duke punuar e sakrifikuar për të mbajtur familjen në mënyrë të ndershme, dhe pse në kufijtë e mbijetesës, e në fund u shpërblye me një plumb”.

Përmes një postimi në InstaStory, krahas fotos të së ndjerës Mimoza Paja, artisti shpreh dhimbjen e humbjes së saj dhe keqardhjen pse nuk pa shumë postime për të teksa shton se përdoruesit e rrjeteve sociale mund ta bënin këtë vetëm që të shprehnin ngushëllimet dhe dhimbjen.

“Nuk pashë shumë postime për ty nëpër rrjete sociale e dashur! Qoftë edhe vetëm të shprehnin dhimbjen dhe ngushëllimet.”

Këngëtari Skënderaj e mbyll postimin e tij me një prej vargjeve të këngës së tij “Mbretor pa Kurorë”: Fundja këta jemi “Peng të dramës Regjisorë”. Prehu në paqe Mimoza!