Ballina Lajme  Alarmohet policia në Pogradec. Roja i Prokurorisë sheh një person që vendos...

 Alarmohet policia në Pogradec. Roja i Prokurorisë sheh një person që vendos diçka poshtë një mjeti

1

Alarmohet policia në Pogradec. Një person vendos një send të dyshuar poshtë një mjeti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2, pranë prokurorisë së qytetit.

Burime bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë që ka lajmëruar policinë. Rreth orës 3:30 të mëngjesit ai ka vënë re një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.

Fillimisht është dyshuar për eksploziv, ndaj është sjellë nga Tirana grupi i shpërthimeve të kontrolluara, ndërsa pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka pasur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec. Noa.al