Ballina Lajme Alarmohet Italia!Shpërthejnë rezervuarët e gazit të lëngshëm, evakuohen qindra banorë

Alarmohet Italia!Shpërthejnë rezervuarët e gazit të lëngshëm, evakuohen qindra banorë

1

Qindra banorë të rajonit të Toskanës në Itali janë evakuuar si pasojë e zjarreve massive, ndërsa në në verilindje një fabrikë anijesh me 3 mijë të punësuar u mbyll për shkak të tymit nga flakët aty pranë.

Zjarret janë përhapur në disa pjesë të Italisë këtë javë pasi temperaturat vazhdojnë të rriten, bën me dije Reuters.

Nëntë qytete janë në alarmin më të lartë të vendit për valën e të nxehtit, i cili paralajmëron për rreziqe serioze shëndetësore të lidhura me motin, nga pesë që ishin të martën. Totali pritet të rritet në 14 të enjten, duke përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen, dhe 16 të premten.Temperaturat parashikohen të arrijnë 40 gradë Celsius në një pjesë të veriut dhe qendrës këtë javë, si dhe në Pulia në jug dhe ishujt e Sardenjës dhe Siçilisë.

Zjarri që shpërtheu të hënën në mbrëmje pranë qytetit toskan të Luça nuk është shuar edhe sot, dhe ka shkatërruar tashmë rreth 600 hektarë pyje.

Ai detyroi rreth 500 njerëz të evakuoheshin ndërsa flakët u ndezën gjatë natës duke arritur në disa fshatra dhe duke shkaktuar shpërthimin e disa rezervuarëve të gazit të lëngshëm, tha guvernatori i rajonit Eugenio Giani në Twitter.

Related