Ballina Lajme Alarmi për fruth, mjekët: Stepje e madhe për vaksinën. Ajo mbron, nuk...

Alarmi për fruth, mjekët: Stepje e madhe për vaksinën. Ajo mbron, nuk shkakton sëmundje

12

Pas zbulimit të rasteve të para me fruth në vendin tonë, prindër të vonuar me këtë vaksinë janë paraqitur të shqetësuar për të vaksinuar fëmijët.

Mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se vaksinimi ndaj MMR është bërë sfidë më vete. Sapo mbush vitin e parë të jetës fëmija, aty ndalon çdo gjë.

Aty fillon stepja, fillon një frikë e madhe. Djegin edhe vaksinën e pneumokokut që është në moshën 1 vjeç dhe atë të MMR e shtyjnë pafundësisht. Ka edhe nga ata që e refuzojnë fare”, shpreh shqetësimin mjekja.

Duket sikur janë prindër të komunitetit myslyman ata që vetëm refuzojnë por në fakt është ndryshe

Janë zakonisht prindër të lexuar dhe të thelluar ata që kundërshtojnë vaksinimin”, shton ajo.

Mjekja tregon se fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse. Një i sëmurë infekton deri 12 persona të tjerë.

“Ka një periudhë inkubacioni që shkon 14 deri në 21 ditë ndërkohë që personi mund të jetë i prekur apo infektuar nga fruthi dhe ka një probalitet të madh për të infektuar deri në 12 persona të tjerë”, thotë mjekja.

Mjekja i bën thirrje prindërve të bëjnë kujdes ndaj këtyre shenjave.

E para është temperatura që mund të shkojë deri në 38 apo 38 e gjysëm, kollë, rrufë, lodhje, lodhje fyti”, shprehet mjekja.

Vaksinimi ndihmon shumë fëmijët që nëse preken nga ky infeksion ta kalojnë lehtë sëmundjen.