Ballina Rajoni Akuzohet se dogji pronaren greke me nipin, urdhërohet ekstradimi i shqiptarit

Akuzohet se dogji pronaren greke me nipin, urdhërohet ekstradimi i shqiptarit

1

Maltë- Akuzohet s eka djegur pronaren greke bashkë me nipin e saj,, urdhërohet ekstradimi pë shqiptarin e dyshuar.

Një gjykatë malteze ka urdhëruar ekstradimin e Ledjon Brakaj pasi dyshohet se është përfshirë në një vrasje të dyfishtë të vitit 2015 në një ishull grek, ku një gruaje dhe nipit të saj iu grabitën 780 mijë euro, u torturuan dhe më pas iu vu zjarri.

Ndërkohë i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë u arrestua në Marsascala muajin e kaluar, disa vite pas krimit.

Të premten është dhënë vendimi për të, ku magjistratja Donatella Frendo Dimech urdhëroi që Brakaj të vendoset në paraburgim deri në ekstradimin e tij në Greqi.

Bëhet e ditur se ekstradimi nuk do të bëhet para se të kenë kaluar 7 ditë nga urdhri dhe Brakaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën Penale të Apelit.

Ai gjithashtu ka të drejtë të kërkojë mjete juridike nëse mendon se të drejtat e tij janë shkelur. Në fillim të kësaj jave, avokatët e Brakajt kundërshtuan “sistemin e vjetruar dhe të përdorur rrallë sot” nga eksperti i gjurmëve të gishtave të caktuar nga gjykata.

Avokatët paraqitën një kërkesë përpara gjykatës që kryesonte procedurat e ekstradimit pasi fillimisht kishin kundërshtuar ekstradimin duke thënë se në urdhër-arresti evropian kishte një emër tjetër për personin e kërkuar.

Autoritetet greke u dërguan homologëve maltezë një kopje të gjurmëve të gishtërinjve që i përkisnin “Hoxha Ashar”, emri në urdhër-arrestin evropian. Nga një analizë e kryer nga Policia, u konstatua se gjurmët e gishtave të Asharit përputheshin me Brakajt.

Gjykata më pas caktoi një ekspert dhe po kryente një ushtrim për të krahasuar gjurmët e Brakajt me gjurmët e gishtave të dhëna nga autoritetet greke.

Eksperti i caktuar nga gjykata arriti në të njëjtin përfundim si Policia. Avokatët mbrojtës shtuan se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë gjurmët, nga kush dhe sa kohë më parë ishin marrë.

Ata gjithashtu vunë në dyshim se çfarë procedure u përdor dhe nëse kjo ishte një metodë e njohur shkencore.