Ballina Lajme Akuzohet për “shpërdorim detyre”/ Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave merret...

Akuzohet për “shpërdorim detyre”/ Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave merret zyrtarisht i pandehur

0

 

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur. Gjokutaj akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën ish-zyrtarit, teksa akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është komunikuar Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit akuzat e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ndërkohë pritet t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut.

Në 2021, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.