Dorëzohen në polici reperi i njohur grek 24-vjeçar dhe partnerja e tij që akuzohen për përdhunimin në grup të një studenteje 19-vjeçare shqiptare në Rethymno. Ata janë paraqitur vullnetarisht në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon herët pasdite.
Siç raportojnë mediat greke, zhvillimi është bërë i ditur nga avokati i muzikantit 24-vjeçar. Për të njëjtin rast tashmë është arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili i përket grupit të akuzuar për përdhunimin në grup të studentes. Sipas denoncimit, mbrëmjen e së dielës së kaluar 19-vjeçarja ka qenë në një lokal në qytetin e vjetër të Rethymnos, ku ka takuar tre persona, 24, 30 dhe 23 vjeç, mes tyre edhe reperi.
Sipas asaj që deklaron në denoncimin e saj, kur ka mbaruar nata është larguar nga lokali me njërin prej tyre dhe kanë shkuar në një dhomë hoteli teksa ajo ishte e dehur. Siç raporton studentja 19-vjeçare nga Selaniku, në dhomë kanë qenë edhe dy të tjerët.
Sipas 19-vjeçares, tre meshkujt kryen akte seksuale ndaj saj, ndërsa ajo nuk ka mundur të rezistojë për shkak të dehjes.