Ballina Lajme Akuzohen se nxorën listën e pagave, 4 zyrtarët dënohen me shërbim prove

Akuzohen se nxorën listën e pagave, 4 zyrtarët dënohen me shërbim prove

1

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për katër ish-zyrtarët që akuzohen për publikimin e pagave të qytetarëve shqiptarë vitin e kaluar.

Mësohet se ata janë dënuar të gjithë me shërbim prove.

Andi Agaraj u dënua për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 4 vjet shërbim prove.

Ndërkohë 3 personat e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili.

Katër ish-zyrtarët u arrestuan janarin e vitit të kaluar pas skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve.