Ballina Lajme Akuzat ndaj Ahmetajt/ Balla: PS nuk pengon drejtësinë! Të enjten mocion me...

Akuzat ndaj Ahmetajt/ Balla: PS nuk pengon drejtësinë! Të enjten mocion me debat për disa të vërteta të mëdha

1

Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë sa i takon hetimeve në lidhje me çështjen e incineratorëve dhe akuzave të opozitës ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në një deklaratë për mediat. Pyetur mbi luftën e brendshme Ahmetaj-Rama, Balla u shpreh prerë se drejtësia do të bëjë punën e saj.“Ça nuk kam dëgjuar këto ditë. Jua kamë thënë shpesh herë. PS dhe grupi i saj kanë votuar në Kuvend raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje. Ai qëndrim që është votuar nga ana jonë është qëndrimi ynë për këtë çështje. PS i mbetet qëndrimit të vetë se jemi republikë parlamentare me pushtete të ndara. Drejtësia ka punën e vet, parlamenti të vetën. Secili të respektojë punën e çdo institucioni. Ne nuk e pengojmë punën e drejtësisë. Ishte nga të pakta raste që ka pasur një komision hetimor dhe ka rezultuar me një raport”, tha Balla.Kreu i grupit parlamentar socialist bëri me dije më tej se mocioni me debat për çështjen McGonigal do të mbahet më 2 mars, në seancën plenare të së enjtes. Balla u shpreh se do të jenë 24 orë mocion dhe “PS mezi po e pret mocionin për të komunikuar me publikun për disa të vërteta të mëdha”.Balla u shpreh më tej se, minutazhi 10 minuta për çdo deputet, është i mjaftueshëm për të komunikuar para publikut, çdo problematikë që i shqetëson për çështjen McGonigal.

Në këtë këndvështrim, për seancën e ardhshme, ditën e enjte kemi përcaktuar mbajtjen e mocionit me debat dhe besoj që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Kemi përcaktuar me vendim të seancës së kuvendit, si vendim përfundimtar mbajtjen e një mocioni me debat. Grupet parlamentare duhet të përgatiten për këtë debat. Dhe ne po përgatitemi për një komunikim me qytetaret shqiptarë për të treguar dhe ndarë çështje që kanë rëndësi. Të mos gjendemi, po e bëj si parapritë, me kërkesa të tjera procedurale që të pengojnë mbajtjen e mocionit. Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion sipas kërkesës së sjellë nga kërkuesit. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Rregullorja e Kuvendit i bashkon në një debat të vetëm dhe 24 orë janë të mjaftueshme për këdo të ushtrojë kohën në funksion të komunikimit me publikun. PS mezi po e pret mocionin për të komunikuar me publikun për disa të vërteta të mëdha”, tha Balla.

Opozita ka kërkuar mocion me debat pa afat për çështjen McGonigal ndërsa ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarët e tij Agron Neza dhe Dorian Duçkën për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Chales McGonigal. Ky i fundit akuzohet në SHBA për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, si edhe për deklarime të rreme dhe falsifikime dokumentacioni.

Në mocionin me debat që do të mbahet më 2 mars, do të jetë i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ashtu sikurse ka thënë më herët Balla, do i pëgjigjet të gjitha akuzave të opozitës për lidhjet e pretenduara mes tij dhe McGonigal.

/rtsh.al/