Ballina Lajme Akuzat e Shehajt, Rama: E paska futur biznesin në një ndërtesë pa...

Akuzat e Shehajt, Rama: E paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje.

1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të deputetët të PD Agron Shehaj, i cili tha në parlament se Policia ka shkuar në biznesin e tij me urdhër të kreut të qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama sqaron se biznesi i Shehajt ndodhet në një godinë pa leje dhe se aksioni  i policisë nuk ka prapavijë politike.

Rama ndër të tjera shkruan; “Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!”

Postimi i Ramës

Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!