Aktorja e famshme meksikane, Maite Perroni është martuar me producentin televiziv Andrés Tovar. Çifti i famshëm kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë në Valle Bravo.
39-vjeçarja dhe producenti shpallën fejesën e tyre më 12 shtator 2022 dhe një muaj më vonë u martuan.
“Ne ia dolëm! Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku”, shkroi aktorja e lumtur në llogarinë e saj në Instagram.
Pas shumë vitesh, disa nga aktorët e serialit shumë të ndjekur nga adoleshentët, u mblodhën në ditën më të lumtur për aktoren.
Ata gjithashtu performuan hitet e grupit “Rebelde”, duke na rikthyer pas në kohë.