Mandy Moore është bërë përsëri nënë! Aktorja e njihur 38-vjeçare solli në jetë të premten djalin e dytë të saj dhe Taylor Goldsmith, Oscar Bennett.
“Ozzie është këtu! Oscar Bennett Goldsmith mbërriti pak vonë, por me shumë guxim (dhe një lindje më e lehtë/më e shpejtë se vëllai i tij i madh, për kënaqësinë e prindërve të tij),” njoftuan Moore dhe Goldsmith në një postim të përbashkët në Instagram.
“Çdo fjalë e urtë është e vërtetë: zemrat tona janë dyfishuar në madhësi dhe menjëhershmëria e dashurisë është mahnitëse. Ai është përtej fjalëve dhe ne jemi shumë mirënjohës për familjen tonë prej katër anëtarësh!”