Ballina Lifestyle & Showbiz Aktori i njohur shqiptar prezanton partneren e tij 22 vite më të...

Aktori i njohur shqiptar prezanton partneren e tij 22 vite më të re

1

Viktor Zhusti është një ndër artistët më të shquar në botën e kinematografisë shqiptare. Mirëpo, sërish është kthyer vëmendja tek ai, por kësaj radhe sa i takon jetës së tij private. Neës31 shkruan se artisti është në një lidhje dashurie me violinisten Margarita Plesti, e cila është 22 vite më e re se aktori.

Revista Story bën me dije se Margarita punon si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.

Thuhet se romanca e tyre ka nisur që në vitin 2010.

Herë pas here, aktori rikthehet në skenën shqiptare me role të ndryshme. Kohë më parë, gjatë një interviste, ai ka folur për jetën e tij në vitet ’90, duke rrëfyer edhe vështirësitë.

“Gjithçka u ndërpre në vitin 1991. Ndodhën ndryshime të mëdha. U largova drejt Greqisë. Fëmijët ishin të vegjël, do fillonin rrugën e jetës, këtu nuk kishte dritë, ndërsa atje, të paktën kisha kushte minimale jetese. Por ndërkohë ne e kishim ndërtuar brenda vetes perëndimin. Shkonim në Sarandë e sytë i kishim nga Korfuzi, shkonim në Vlorë e sytë i kishim nga Italia, ose shikonim autobusët e turistëve dhe ndërtonim Perëndimin. Dhe kur vërshuam jashtë shtetit dhe pamë, që ajo që kishim krijuar, ishte iluzion. Nuk ishte toka e premtuar. Por jemi njerëz vitalë, kemi shumë energji dhe të gjithë ata shqiptarë që erdhën në Greqi si punëtorë, sot janë punëdhënës”, ka thënë më herët ai.