Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 majit Partia Socialiste në Fier ka organizuar në mjediset e teatrit “Bylis” një takim me aktivistët më të mirë të Fierit. Ata janë cilësuar si kontributorët më të pazëvendësueshëm të fitores së madhe të Partisë Socialiste dhe ës në këto zgjehdje si dhe faktrori që do të ndezë motorët e firotes në bashkinë e Fierit.
Strukturat socialiste në Fier prej disa javësh janë në përgatitje të zgjedhjeve vendore ku synohet sërish fitorja e bashkisë së Fierit dhe gjithë njësive administrative Në trokitje të zgjedhjeve të 14 majit strukturat socialiste të Fierit janë përfshirë në një mobilizim dhe takime me anëtarësinë e saj me qëllim të përgatitjes për fushatën elektorale.
Tashmë në çdo njësi administrative në fshat apo dhe në qendër të bashkisë në Fier, në rajonet e tij, janë duke u mbajtur takime të cilat synojnë organizimin e punës për të maksimizuar votat në 14 maj, për Partinë Socialiste dhe për kandidatin e saj për kryetar bashkie Gjatë këtyre takimeve bëhet një analizë e situatës së votimeve dhe votave në çdo qendër votimi të Bashkisë duke bërë një bilanc të asaj që janë fituar, humbur ose pesha e pjesës gri që nuk na kanë marrë pjesë në votime.
Në fillim të takimit i deleguari i qarkut, deputeti Taulant Balla së bashku me kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se do të vijnë një fitore e 14 majit që nuk është imagjinuar asnjëherë këtu çdo votë në çdo qendër votimi dhe rezultatin që duam të arrijmë në zgjedhjet vendore. Sfida e socialistëve për këto zgjedhje janë për të maksimizuar në 14 maj rezultatin e Partisë Socialiste dhe të kandidatit të saj për kryetar bashkie./Tv Kombi/