Një aksident ka ndodhur këtë të martë në vendin e quajtur gurorja e Kolonjës, në fshatin Vodicë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 43-vjeçari L.D., ka mbetur i plagosur .
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja, ambulanca si edhe policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
“Gjithashtu rreth orës 10:20, në fshatin Vodicë, Kolonjë, gjatë punës në gurore, është dëmtuar nga një mjet transportier, punëtori L. D., 43 vjeç, banues në Ersekë, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)