Ballina Lajme Aksidentohet me motor një i mitur në Roskovec, nis procedimi penal per...

Aksidentohet me motor një i mitur në Roskovec, nis procedimi penal per 45-vjeçarin.

1

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. Zh., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ka aksidentuar një 15-vjeçar, banues në Roskovec. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit. Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.