Ballina Lajme Aksidentohen 4 shqiptarë në Itali, ndërrojnë jetë nënë e bir

Aksidentohen 4 shqiptarë në Itali, ndërrojnë jetë nënë e bir

1

Policia italiane ka identifikuar dy viktimat e një aksidenti të rëndë që ndodhi të premten në Ventimiglia, Itali.

Sipas mediave italiane personat që humbën jetën në aksidentin automobilistik janë dy shqiptarë, nënë e bir, B.H. DHE D.E. të moshës 74 dhe 48 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur si mbikalimi i Roverinos. Në aksident janë përfshinë tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur katër persona.

Shqiptarët udhëtonin me një makinë tip “Opel Astra”, ku 48-vjeçari ishte pasagjer dhe ishte ulur në sediljen e përparme dhe mamaja e tij pas.

Në makinë në momentin e ngjarjes ndodhej edhe një 28-vjeçar, që i jepte makinës dhe motra e tij, po ashtu të dy shqiptarë. Nga mediat nuk sqarohet nëse të gjithë këta persona kanë pasur lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Gjithashtu u plagos një 46-vjeçar maroken, i cili drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili udhëtonte  me skuter, i cili është dërguar menjëherë në urgjencë.

Si shkak i përplasjes mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të Opel-it, tashmë nën hetim për vrasje me automjet. Dyshohet se ai kishte humbur kontrollin duke u përplasur me parmakun dhe më pas me automjetin tip  Mercedes, ku ky i fundit goditi skuterin.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe personeli shëndetësor, me policinë rrugore, e cila ka punuar gjatë gjithë natës për konstatimin.

Ky aksident është aksidenti i dytë me vdekje, pas atij të fundit të tetorit ku humbi jetën një sipërmarrës kinez 50-vjeçar, pronar i bizneseve në Camporosso, Vallecrosia dhe Bevera./Opinion.al