Ballina Lajme Aksidenti tragjik në Itali/ “Fluturo Kevin, fluturo lart te Zoti”, familjarët i...

Aksidenti tragjik në Itali/ “Fluturo Kevin, fluturo lart te Zoti”, familjarët i japin lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar

0

Pasditen e së shtunës është zhvilluar ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut shqiptar, Kevin Murataj, i cili u përplas për vdekje nga një makinë natën e mbrëmjes së maturës.

“Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”,  ishin këto fjalët prekëse me të cilat nisi kjo ceremoni mortore.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket, ashtu sikurse dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind, shkruajnë mediat italiane.

Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule. Mbi të ishte vendosur fotoja e Kevin.

 

 

“Ai ishte një mik dhe një vëlla, gjithmonë i gatshëm për të sjellë lumturi. Ne ndamë ëndrrat tona me të”, thotë mësuesi.

E pranishme në ceremoninë mortore ishte edhe kryetarja e bashkisë Lignano, Laura Giorgi dhe këshilltarja rajonale Maddalena Spagnolo

  • foto galeri