Një aksident tragjik ka ndodhur në Larisa të Greqisë. Dy trena janë përplasur duke shkaktuar deri më tani 40 viktima e dhjetëra të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe shqiptarë. Ministria e Jashtme bën me dije se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur. Fatmirësisht ata jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.
Njoftimi:
Përshëndetje! Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.
5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.