Ballina Lajme Aksidenti në rrugën e Arbrit, 3 viktimat nga një familje, mes të...

Aksidenti në rrugën e Arbrit, 3 viktimat nga një familje, mes të plagosurve edhe dy të rinj 20 dhe 25 vjeç.EMRAT

4

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.

Mësohet se tre viktimat janë vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, dhe Lulzime Istrefi nga Maqellara. Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.