Ballina Lajme Aksidenti në Kroaci ku humbi jetën shqiptari, Begaj: Po ndjekim situatën

Aksidenti në Kroaci ku humbi jetën shqiptari, Begaj: Po ndjekim situatën

1

Presidenti i Republikës Bajram Begaj po ndjek ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare u aksidentua dhe si pasojë, humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë.
Presidenti Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.
Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre./Opinion.al