Një furgon me nxënës është aksidentuar ditën e sotme në Bulqizë.
Sipas informacioneve të para, 5 prej nxënësve kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
Sakaq nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.
Furgoni po transportonte nxënësit për praktikë në minierë.
Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.
Nuk dihet shkaku i aksidentit teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.