Ballina Lajme Aksidenti i frikshëm në Poliçan, çfarë thotë ekspertiza

Aksidenti i frikshëm në Poliçan, çfarë thotë ekspertiza

1

Detaje të reja nga aksidenti i frikshëm në Poliçan, ku humbi jetën një 17-vjeçar dhe u plagosën tre adoleshentë të tjerë.

Policia i ka përfunduar këqyrjet e vendit të ngjarjes mesditën e sotme, nga të cilat ka rezultuar se automjeti tip “Alfa Romeo”, që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, duke u rrokullisur në rrugën më poshtë dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.

Sipas policisë, në rrugë nuk ka pasur shenja frenimi, gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshqitjes përplasja ka qenë e fortë. Burimey konfirmojnë se automjeti tip “Alfa Romeo” me të cilin po udhëtonin adoleshentët ishte i tejmbushur me shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër adoleshentët ishin të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit, rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së djeshme. “Alfa Romeo” që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme vëllai i Françeskos, Afisaldo Zylyftari 17 vjeç, ndërkohë që është plagosur Françesko Zylyftari dhe dy shoqet qe tyre që ndodheshin me ta në makinë, njëra 14 vjeçe dhe tjetra 16 vjeçe.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se njëra nga vajzat u transportua gjatë natës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që Françesko Zylyftari dhe 16-vjeçarja u larguan në orët e para të mëngjesit drejt banesave të tyre, pas mjekimit që morën në Spitalin e Beratit.