Drejtuesja e makinës që shkaktoi një aksident të frikshëm mëngjesin e sotëm në Durrës nuk ishte e paisur me leje drejtimi.
Mëngjesin e sotëm, pranë rrugës “Hysen Myshketa” në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një dyqani.
Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një vajzë. Ajo duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi, raporton Vizion Plus.
Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Durrës dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.