Ballina Lajme Aksident tragjik në Itali, 17-vjeçari shqiptar humb jetën në spital

Aksident tragjik në Itali, 17-vjeçari shqiptar humb jetën në spital

66

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një përplasje me motorr.

Sipas mediave italiane, shtetasi me iniciale A. K., është me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica. Ai ka ndërruar jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën. Në të njëjtën motoçikletë me të si pasagjer, ishte edhe një shok i tij një vit më i vogël, me origjinë marokene, i cili mbeti i plagosur.

Sipas hetimeve të kryera nga policia, shqiptari kishte qenë në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, para se të ndodhte aksidenti. Ai u transportua me ambulancë ajrore në spitalin Civil në Brescia, por nuk ia doli që të mbijetojë.