Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Mësohet se një burrë i moshuar rreth 75-vjeç është përplasur nga një ‘Benz’, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi K. P., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H. L., rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
(BalkanWeb)