Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e Arbrit. Mësohet se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrizë. Si pasojë e përplasjes është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.
Bajpasi i rrugës së Arbrit mbetet segmenti më i vështirë i kësaj rruge. Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por në fakt ende nuk ka mbaruar ende. Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetëra aksidente.