Ballina Lajme Aksident në Lushnje, një i plagosur

Aksident në Lushnje, një i plagosur

2

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit – Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një motomjet. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit, Ardian Meçani, që mblidhte shishe plastike, është plagosur dhe dërguar në spital, kurse tjetri është ndaluar nga Policia. Të dy mjetet janë dëmtuar. Policia e Lushnjës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata.