Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, 16 tetor, në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë ishull-Lezhës.
Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe me pas u përmbys.
Drejtuesja e mjetit mori lëndime të vogla, fatmirësisht pa probleme për jetën.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta./Albeu.com