Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Zejmen-Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.
Mësohet se Glejdis Ndoj 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga Frederik Lleshi 53 vjeç me pasagjer Ndue Lleshi 79 vjeç, banues në Mirditë.
Për pasojë ka humbur jetën Ndue Lleshisi dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore Frederik Lleshi.
Drejtuesi tjetër Glejdis Ndoj është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.