Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë.
“BalkanWeb” mëson se menjëherë pas ngjarjes, e plagosura është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
(BalkanWeb)