Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Divjakë-Lushnjë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.
Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Furgoni pas aksidentit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari G.A., i cili drejtonte motorin, ndërsa një tjetër 22-vjeçar I.O., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.