Ballina Lajme Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, përplasen dy makinat, përfundon në spital 35-vjeçari

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, përplasen dy makinat, përfundon në spital 35-vjeçari

22

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin janë përfshirë dy automjete. Shtetasi E. Sh., rreth 35 vjeç, ka goditur automjetin e drejtuar nga shtetësja I. H., 32 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, E. Sh. ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.