Ballina Lajme Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, mjeti me emigrantë dyshohet se po i largohej...

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, mjeti me emigrantë dyshohet se po i largohej patrullave të policisë

23

Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë.