Aksident në aksident rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Një makinë është përplasur me një motor e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”.
Automjeti tip “Toyota”, me drejtues G. G., rreth 60 vjeç, është përplasur me motoçikletën me drejtues F. M., rreth 22 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
