Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mediet lokale bëjnë me dije se motori me të cilin po lëvizte 46-vjeçari shqiptar është përplasur me një ekskavator.
Aksidenti tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Rizomylos-Koroni, pranë Episkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/