Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Fier, në zonën e quajtur “Qafa e Lalarit”.
Në aksident është përfshirë një mjet tip Toyota, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi dhe është plagosur pasagjeri.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Qemal Kamberaj, si edhe është dëmtuar shtetasi Asllan Kajo 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.