Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip Golf dhe një Fouristradë.
Si pasojë e përplasjes të aksidentuar kanë mbetur 5 persona, mes tyre 2 fëmijë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa rruga e Kombit si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta.
Ende nuk dihen rrethanat dhe gjendja e të plagosurve./M.K-dritare.net