Ballina Lajme Aksident i trefishtë në Lushnje, një grua përfundon në spital

Aksident i trefishtë në Lushnje, një grua përfundon në spital

59

3 makina u përfshinë në një aksident rrugor të ndodhur këtë të hënë në autostradën Çermë-Lushnje. Në aksident u përfshi një furgon, një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një makinë Audi.
Një e moshuar që udhëtonte në mjetin tip Audi me targa AB 963DT që drejtohej nga vajza e saj, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Fatmirësisht drejtuesja e “Audit” si dhe dy shoferët e tjerë të mjeteve të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime. Policia po disiplinon trafikun dhe po kryen procedurat për nxjerrjen shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se kamioni me targa maqedonase i ka prerë rrugën mjetit tip Audi që kishte hyrë në korsinë e parakalimit. Po kështu dhe furgoni me targa AB 411 CM është përplasur me kamionin.